English

VIDEO| Po raportonte, momenti kur predha shpërthen pas shpinës së gazetares në Gaza

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një predhë ka shpërthyer pas shpinës së një gazetareje e cila po raportonte nga Rripi i Gazës.

- Advertisement -

Një ndërtesë u hodh në erë, ndërsa gazetarja e Al Jazeera, Youmna El Sayed u trondit. Ajo sidoqoftë ja doli të vijojë raportimin dhe të tregojë se çfarë ndodhi, ndërsa më pas u tërhoq për të mbledhur veten në një vend më të sigurt.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është “në luftë” dhe “do të fitojë”.

“Armiku ynë do të paguajë një çmim të cilin nuk e ka njohur kurrë,” tha ai në një deklaratë për media.

Ushtria thotë se aktualisht është e angazhuar në luftimet me Hamasin në 22 lokacione në të gjithë Izraelin jugor.

Udhëheqësi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, pretendon se grupi është “në prag të një fitoreje të madhe dhe pushtimit të qartë në frontin e Gazës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×