Të paktën 19 persona humbën jetën sot kur një pjesë e autostradës u shemb në provincën Guangdong të Kinës jugore, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV.
Një pjesë e rrugës 17.9 metra e gjatë u shemb rreth orës dy të mëngjesit, njoftuan autoritetet në kryeqytetin e Guangdong, Meizhou, raporton AP.
At least 19 people were killed and 30 others were hospitalized after a section of a highway collapsed in the Guangdong province of China.
Follow Press TV on Telegram: https://t.co/0EMmcJs6DL pic.twitter.com/wYpWjXECxM
— PressTV Extra (@PresstvExtra) May 1, 2024
“Rreth orës 11:45 me orën lokale, 18 makina u gjetën nën rrënojat (të rrugës). Autoritetet kanë konfirmuar 19 vdekje dhe 30 persona të tjerë janë në spital, por jeta e tyre nuk është në rrezik”, thuhet në raportin e CCTV.
Ditët e fundit në këtë zonë kanë rënë shira të dendur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Presidenti kinez do të vizitojë Francën, Serbinë e Hungarinë
- Putini njofton se do ta vizitojë Kinën në maj