Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me një punonjës të Gardës në sallën e seancave plenare.
Noka shkoi pranë deputetit të PS, Nasip Naço i cili kishte marrë fjalën dhe tentoi t’i heqë mikrofonin duke e tërhequr.
Punonjësi i Gardës i cili ishte pranë tij tentoi ta ndalojë, por u shty disa herë nga deputeti demokrat.
Noka nuk u largua nga salla e Kuvendit edhe pse kryeparlamentarja Nikolla e përjashtoi për gjuhë të pahijshme pas përplasjes me këtë të fundit.