English

VIDEO/ U plagos një polic, dalin pamjet nga grabitja me armë në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kanë dalë pamjet e grabitjes me armë të ndodhur gjatë ditës së sotme në një dyqan në Suharekë të Kosovës.

- Advertisement -

Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, duket se objekti i grabitur është një argjendari.

 

Policia e Kosovës përmes një njoftimi, tha se pas mbërritjes së efektivëve në vendngjarje, ka pasur një konfrontim me grabitësit.

Nga konfrontimi ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë njëri prej efektivëve të Policisë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i Policisë:

Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb. Zyrtari policor është duke marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?