English

Videoja me drejtorin dhunues, Ministria e Arsimit: S’na është vënë në dispozicion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e arsimit mohon t’i jetë vënë në dispozicion një video ku drejtori dhunon nxënësit në një shkollë në Lezhë.

- Advertisement -

Pas akuzave të ekspertit Albano Zhapaj, ministria tha se po verifikon për të identifikuar drejtorin.

Pak ditë më parë, eksperti i Arsimit, Albano Zhapaj pohoi në Euronews Albania se zotëron një video ku drejtori i një shkolle në Lezhë dhunonte nxënësit.

Euronews Albania kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit se përse ndaj drejtorit nuk është marrë asnjë masë, siç thotë eksperti. Ministria megjithatë thotë se ai nuk u ka paraqitur asnjë material apo të dhënë në lidhje me këtë rast.

Vetë ministrja Kushi e kontaktuar nga Euronews Albania nuk mohoi faktin se ishte vënë në dijeni nga zoti Zhapaj, por theksoi se ai nuk u ka dhënë asnjë emër të drejtorit dhunues, megjithatë verifikimet po bëhen për ta identifikuar.

Vetë eksperti e argumentoi mospublikimin e videos me faktin se nuk do të zbulojë personin që e ka xhiruar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×