Dy persona të cilët vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës janë kapur nga policia në kuadër të operacionit policor “Dynamic”.
F.T., 34 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë u kapën në flagrancë bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura, ndërsa gjatë kontrollit fizik atyre u është gjetur edhe një sasi lëndë narkotike, kanabis.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën informative për dy shtetas që vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dynamic”.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit F. T., 34 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta 2 shtetas dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i kanë shitur. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbahet seanca për Laert Haxhiun, kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm
- “Armiku ynë është një”, udhëheqësi suprem i Iranit flet pas lutjeve të së premtes