English

Vijojnë aktivitetet sportive me tifozë në Bjellorusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

COVID-19 ka paralizuar aktivitetet sportive në pjesën më të madhe të botës, përfshirë dhe ndeshjet e futbollit. Përjashtim bën Bjellorusia, ku gjithçka vijon normalisht. Kampionati jo vetëm që vijon të luhet, por dhe me praninë e tifozëve.

- Advertisement -

 takimet e fundit masa e vetme që është marrë nga federata bjelloruse ishte që në hyrje të stadiumit, tifozët të kontrolloheshin nëse kishin temperaturë apo jo. Vetë fansat po ashtu nuk i druhen mundësisë së infektimit, pasi në stadium pjesa më e madhe e tyre nuk kishin asnjë masë mbrojtëse.

Bjellorusia është një nga vendet më pak të infektuara, pasi deri ditën e shtunë numëronte 94 të prekur dhe asnjë viktimë. Fakti që pandemia konsiderohet nën kontroll në këtë vend i ka bërë drejtuesit e federatës që të mos e shohin si mundësi ndërprerjen e kampionatit apo zhvillimin e ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?