English

Vijon “shiu” i raketave në Gaza, Biden vizitë surprizë në Izrael, mesazh ‘armiqve’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Raketat vazhdojnë të qëllohen nga Gaza, disa prej të cilave arrijnë deri në Jerusalem dhe Tel Aviv. Izraeli po vazhdon rrethimin e tij dhe sulmet ajrore për të shkatërruar Hamasin në Gaza, por ndërsa rritet shqetësimi se konflikti mund të përshkallëzohet, presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar një vizitë surprizë në Izrael.

- Advertisement -

“Të mërkurën, presidenti Joe Biden do të vizitojë Izraelin. Presidenti do të nënvizojë mesazhin e qartët ndaj çdo aktori që po përpiqet të shfrytëzojë krizën për të sulmuar Izraelin. Mos e bëni!”, tha Antony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit.

Kalimi i Rafahut, nga Egjipti në Gaza, ishte një nga zonat e goditura nga një sulm ajror. Kalimi është një pikë e rëndësishme për agjencitë humanitare që përpiqen të çojnë ndihma në enklavën palestineze, në një kohë kur rrethimi izraelit ndaj territorit të kontrolluar nga Hamas vazhdon. Vetë lëvizja islamike ka publikuar videon e parë të pengjeve.

Një grua që fliste hebraisht u identifikua si 21-vjeçarja Maja Shem. Videoja është shfaqur me konsensusin e familjes së saj.

Izraeli ka konfirmuar se të paktën 199 persona mbahen peng në Gaza, ndërsa Hamasi thotë se shifra arrin në 250.

Ndërkohë, numri i personave të zhvendosur në Rripin e Gazës ka arritur në 1 milion. Ushtria izraelite thotë se po përpiqet t’i largojë civilët në prag të ofensivës tokësore në veri të territorit, ku militantët kanë tunele nëntokësore dhe baza për qëllimin e raketave.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?