Për vizitorët në Dubai, Atlantis Palm ka qenë gjithmonë një ndër desticanionet më të preferuara nga turistët e huaj.
Atlantis The Royal do të hapë dyert e saj në fund të vitit 2022, me një hapje spektakolare, duke sjellë 17 bare dhe restorante të reja, dhe 4000 kandil; deti në rajon.
Drejtori Menaxhues dhe Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Atlantis Dubai, Tim Kelly, i cili mbajti fjalim në eventin kryesor ndërkombëtar të udhëtimit dhe turizmit në Lindjen e Mesme tha se resorti ‘Atlantis The Royal’ është projektuar për klientë të ndryshëm.
“Do të ketë identitetin dhe personalitetin e vet me 44 vila në re, secila me pishinën e saj të pafundësisë që ofron nivelin tjetër të luksit dhe shërbimit në Dubai”, tha Kelly.
Ky resort përfshin 795 dhoma, dhjetëra vende mikpritjeje dhe 92 pishina, duke përfshirë një pishinë 90 metra të gjatë që shkëlqen pothuajse 100 metra mbi Palm Jumeirah.
Ndërtesa prej 1.6 miliardë dollarësh është 43 kate dhe përmban një suitë mahnitëse prej 1100 metrash katrorë Royal Mansion që kushton deri në 50,000 dollarë nata.
Resorti krenohet edhe me xhaminë e cila është 90,000 metra katrorë.
Në hyrje të resortit është e mbushur me shatërvanë ku ka kërcime komerciale nga kërcimtarët, dhe brenda saj ka tetë restorante të famshme, katër bare dhe katër sallone.
Restoranti ‘Gastronomy’ çdo ditë ka 960 të ftuar, ku fëmijët mund të zgjedhin 13 ushqime të cilat janë të përgatitura enkas për ta.
Plazhi i këtij resorti është i mbushur me aktivitete të ndryshme argëtuese ku ka DJ, vatra të vogla prej zjarri dhe një hyrje të jashtëzakonshme në bregdet.
Tim Kelly ka veçuar pjesën e pishinës e cila është një hapësirë e veçantë me pamje nga Dubai.
Të gjithë të ftuarit në Atlantis The Royal kanë akses të pakufizuar në parkun ujor më të madh në botë, Aquaventure.
Gjithashtu, për relaksim mundësojnë SPA-në e resortit të quajtur ‘AWAKEN’ me sipërfaqe prej 5045 metrash katrorë e cila ofron gjithçka, duke filluar nga trajtimet tradicionale holistike deri tek mjekësia rigjeneruese dhe terapitë e mirëqenies.
Menaxheri i hoteli tha se nuk ka si ofertat e resortit ‘Atlantis Palm’ në tregun e Dubait aktualisht, duke cilësuar se resorti ka gjithçka që njeriu dëshiron, gjithashtu edhe meditimin me delfinët një gjë shumë e rrallë në këtë botë.
Ai e cilësoi këtë hotel si një relaksim për të gjithë pushuesit në Dubai të cilin e ka rekomanduar për ta vizituar.
LEXONI GJITHASHTU: