English

Virologu Domi: Për zbulimin e vaksinës kundër COVID-19, duhen të paktën 18 muaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arban Domi, virolog që ndjek zhvillimet më të fundit sa i takon përpjekjeve për të zbuluar vaksinën kundër COVID-19 në SHBA, gjatë një lidhjeje për Euronews Albania, tha se nevojiten të paktën 1 vit e gjysmë kohë.

- Advertisement -

Doktor Domi, theksoi se, kjo kohë nevojitet për të kryer përgatitjen në laborator, testimet e nevojshme tek kafshët si dhe më pas testimi për efektet anësore.

“Përgatitja e një vaksine kërkon kohën e vet, përgatitet në laborator, testohet te kafshët dhe më pas testohet tek njerëzit. Nëse do të jemi të suksesshëm do të duhet një vit e gjysmë duke qenë optimist, pasi mund të marrin dhe më shumë”, deklaroi ai për ‘Ilva Now’.

Doktori u shpreh se në kohë normale për zbulimin e një vaksine kërkohen nga 5 deri në 15 vjet. Procesi më i rëndësishëm në zbulimin e vaksinës tha z. Domi ndër të tjera është testimi për efektet anësore pasi ato mund të jenë më të rrezikshme se sa vetë virusi.

“Në përgjithësi një vaksinë do nga 5 deri në 15 vjet. Përcaktimet e fillimit se mund të gjendej më shpejt ishte më shumë për të qetësuar njerëzit. Për Sars-1 ende nuk kemi një vaksinë. Shpresojmë se ky virus të jetë më i ndryshëm dhe të mos shkohet tek hapat sekondare”, tha z. Domi, drejtor i zhvillimit të vaksinave në Geovax.

Për këtë arsye, virologu i njohur deklaron se aktualisht si zgjidhje kundër coronavirus shihet testimi i medikamenteve ekzistuese. “Më i shpejt është testimi i medikamenteve ekzistues. faza e parë do të jetë zbulimi i medikamenteve për të kuruar virusin se sa zbulimi i vaksinës”, deklaroi z. Domi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?