English

Virusi godet kazinotë – Makao, vatra e kumarit mbyll dyert, dëshpërim te banorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në Makao, rajoni administrativ kinez i njohur si vatër e kumarit, u kërkuan operatorëve të kazinove që t’i mbyllin ato për dy javë në përpjekje për të penguar përhapjen e coronavirusit.

- Advertisement -

Ish-kolonia portugeze raportoi 10 raste të virusit dhe kufizoi lëvizjet e brendshme e të jashtme në territorin e saj. Ndërkohë, banorëve iu është thënë që të vendosin maska teksa udhëtojnë nëpër qytet dhe të qëndrojnë në banesat e tyre sa më shumë të jetë e mundur.

Ende nuk ka detaje se kur do të fillojë pezullimi i aktiviteteve të kazinove, por ato konsiderohen si oksigjeni i ekonomisë së territorit.

Nga ana e tyre, banorët janë të shqetësuar se kjo masë do të prekë jetët e tyre, edhe pse ka nga ata që e mbështesin masën e autoriteteve.

 “Kompania ime punon në bizneset e lidhura me kazinotë, por ne sërish mendojmë se kjo është mënyra më e sigurt”, – thotë Laura Perez, arkitekte kazinosh.

 “Mbyllja e kazinove nuk do të më prekë vetëm mua, por gjithë Makaon. Unë punoj në sektorin e hotelerisë dhe përgatita shumë gjëra përpara Vitit të Ri Kinez. Tani që kazinotë do të mbyllen, askush nuk do të vijë në hotelet tona”, – shprehet Yip Ming, punonjës hoteli.

Hera e fundit kur kazinotë u mbyllën ishte në vitin 2018, për shkak se rajoni u përfshi nga një tajfun i fuqishëm.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?