Përhapja e coronavirusit COVID-19 ka pasur shumë efekte anësore.
Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjenci të tjera po përpiqen të jenë transparente me shpërndarjen e informacionit, bisedat e zakonshme në të gjithë globin janë shoqëruar me histeri dhe panik.
Për t’u mbrojtur, njerëzit kanë nisur të lajnë duart, sikur të ishte një modë e vetëm kohëve të fundit, dhe kanë nisur të blejnë në masë solucione me alkool për të larë duart.
Interneti është mbushur plot me teori komploti, ndërkohë që farmacitë në të gjithë botën po i shesnin maskat e fytyrës në masë.
Tregjet financiare janë dëmtuar, ndërkohë që edhe birra “Corona” ka pasur luhatje të shitjeve.
Industria e turizmit është duke përjetuar një katastrofë, dhe disa media kanë nisur të abuzojnë haptazi me titujt.
Por një nga ndikimet më të rënda është që ka pasur edhe sulme raciste kundër personave me origjinë nga Azia.
Ngaqë virusi e pati përhapjen e parë në Vuhan të Kinës, njerëzit kanë nisur ta quajnë “virusi kinez”.
Kjo ka shkaktuar sjellje diskriminuese ndaj njerëzve nga Kina, sidomos për shkak të lajmeve të përhapura që virusi mund të jetë shkaktuar nga konsumimi i lakuriqëve të natës si ushqim.
Disa nga rastet e verifikuara
Ken Çeng, një artist me origjinë nga Kina, shkroi në Twitter se vetëm 0.001% e kinezëve kanë marrë coronavirus, por racizmin e kanë përjetuar 99.999%.
less than 0.001% of chinese people have coronavirus yet more than 99.999% have already experienced coronaracism
— Ken Cheng (@kenchengcomedy) January 28, 2020
“Një këngëtare japoneze, soprano, ka postuar në Twitter e ka thënë se në Europë po shtohet racizmi ndaj aziatikëve për shkak të frikës prej coronavirusit. Ajo thotë se e kishin sharë rugës vetëm sepse ishte aziatike. Ne nuk jemi viruse. Ndaloni racizmin,” thotë një tjetër përdorues në Twitter.
A Japanese soprano singer living in Italy tweets that racism against Chinese and other Asian people is surging in Europe amid coronavirus fears. She says someone cursed her out in Milan (for being an Asian woman). We are not viruses. Stop racism. #COVID19 https://t.co/bepz7jrRNH
— Thoton Akimoto (@Thoton) February 27, 2020
Edhe në Gjermani ka pasur sulme raciste ndaj personave aziatikë. Një person aziatik është detyruar të dëgjojë të sharat e një personi në autobs.
Un joven chino, amigo mío, ha sufrido en Alemania los insultos de este degenerado. El #coronavirus no se puede convertir en una excusa para ataques racistas como este. #NoSoyUnVirus #COVID19 pic.twitter.com/rL2peBVLZJ
— Zigor Aldama 齐戈 (@zigoraldama) February 27, 2020
Një rast tjetër i rëndë është ai i një nxënësi nga Singapori që ishte sulmuar në kryeqytetin anglez, Londër.
Mok tha se një person e kishte goditur me shqelm në kokë dhe i kishte thënë: “Nuk dua të më sjellësh coronavirusin në vend”.
Foto nga faqja e Facebook e Jonathan Mok
Një pronar restoranti në Tajlandë kishte vënë një tabelë për të mos lejuar hyrjen e turistëve nga Kina. Sipas tij, ishte udhëzuar nga policia. Kjo situatë është raportuar edhe në Kore të Jugut, Vietnam e Itali.
A restaurant owner in Chiang Mai said on Sunday he was instructed by Tourist Police to remove a sign barring Chinese customers from eating there.
♦️Chiang Mai Restaurant Told to Remove ‘No Chinese Allowed’ Sign https://t.co/aDpfUsMs3X #ไวรัสโคโรน่า #coronavirus #Thailand pic.twitter.com/RZ7sKIMsPW
— Richard Barrow in Thailand ?? ?? (@RichardBarrow) February 3, 2020
Edhe “New York Times” publikoi një artikull që fliste për verifikimin e personit të parë në SHBA të infektuar me COVID-19. Edhe pse personi ishte infektuar në Iran, ata e kishin ilustruar lajmin me një foto nga “Chinatown’, lagjja e Nju Jorkut ku janë përqendruar biznese dhe banorë me origjinë nga Kina. NYT e ndërroi shumë shpejt foto me një pamje nga trafiku i Nju Jorkut, pa bërë asnjë koment.
[instagram_feed=B9PsEjWngrh]
Adrienne Shih, një gazetare aziatike në Nju Jork, tregoi se si universiteti i Berklit kishte shtuar edhe “ksenofobinë” si efekt anësor të frikës që shkaktonte përhapja e virusit. “Berkley” e fshiu postimin dhe kërkoi falje.
Confused and honestly very angry about this Instagram post from an official @UCBerkeley Instagram account.
When is xenophobia ever a “normal reaction”? pic.twitter.com/hH4AgQKluM
— Adrienne Shih (@adrienneshih) January 30, 2020
Disa të tjerë vunë në dukje se si racizmi nuk krijohet në të njëjtën formë kur gjëra të tilla ndodhin nga vendet me origjinë europiane. Për shembull, vendet nuk u treguan racistë ndaj Amerikës kur u përhap virusi N1H1.
The panic around coronavirus is mostly asian racism centered, if this virus had originated out of europe with the same number of casualties there would never be travel bans, just more aggressive quarantining and less media hype
— NS030 (@Leonce) March 2, 2020