English

“Vis Martinaj i tha do të murros”- Dëshmon Selmani: S’kam lidhje me vrasjen e Malkos

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I dënuari me 28 vite bug Ilir Selmani, ka dhënë këtë të mërkurë deklarime në GJKKO në seancën që u mbajt për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

- Advertisement -

Selmani i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e krahut të djathtë të Ervis Martinaj ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ai pohoi se lajmin e mori vesh përmes televizionit dhe se në momentin e ngjarjes ishte duke çuar të arrestuarin tjetër Bledi Teta tek spitalet.

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. E kam mësuar në televizion. Vëllezërit Duka i kam shokë të ngushtë. Kam shkuar për drekë ditën e ngjarjes në lokalin që ata kishin marrë me qera. Dreka ishte rastësore për rreth 2 orë e 30 minuta. Ishim 8-9 veta në tavolinë, Blendi Teta, Fatmir Hyseni, Erlis Myftari solli Bledin dhe iku. Më kërkoj Erlis Duka që ta shoqëroja Blendi Tetën me makinë deri tek spitalet. Dëgjova diçka por nuk di nëse ishin krisma armësh apo jo. Më pas kur e mendova ngjarjen, e kuptova që ishin krisma. Pastaj mora makinën dhe kur shkova tek lokali, policia kishte rrethuar Erlisin dhe Leonardin. 4 ditë pas ngjarjes shikoi që janë 9 veta në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos (I drejtohet prokurorit): Çdo provë është e manipuluar nga dy oficer policie. Ju prokuror keni thënë nga deklarimet e Blendi Tetës se jam i përfshirë, por nuk keni asnjë provë. Nuk keni bërë asnjë hetim, keni marrë prova të manipuluara nga oficerët e policisë. Janë paguar para për të penguar hetimin. Janë përgjuar përgjime bga oficerët se kanë manipuluar provat. Kam material dhe pres provat, informacionin shkresor dhe tabulatet telefonike që provojnë se janë manipuluar hetimet”.

Selamani tha se po dënohet vetëm me dëshmitë e Bledi Tetës, i cili është marrë peng dhe është dhunuar nga njerëzit e Ervis Martinaj pas ngjarjes. Ai aludoi se dhunimi që i është bërë Tetës gjatë pengmarrjes mund ta ketë detyruar atë të ketë dhënë dëshmi të rreme pas arrestimit.

Pjesë nga biseda me prokurorin:

Prokurori Behar Dibra: Shumë mirë, të inkurajojmë ta denoncosh rastin

Ilir Selmani: Blendi Tetën e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar. Më keni dënuar me deklarimet e tij. E kam takuar në burgun “313” kur ishte tranzit. Më tha që e kanë marrë peng Ervis Martinaj. I kanë thënë se do të të murosim. Ervis Martinaj e njoh se ka patur kompani të përbashkët llotosh me vëllezërit Duka. Arsyeja e përplasjes mes Dukajve e Martinajt ishte se ky i fundit donte ti merrte biznesin. Po bëj burg kot, jemi të pafajshme unë dhe shokët e mi. Prokurori ka bërë hetime të arnuara.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×