Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar për Vitin e Ri 2024 me anë të një statusi në Facebook.
Ai ka zgjedhur një foto familjare, ku duket së bashku me bashkëshorten e me dy vajzat e tij për të bërë urimin në të cilin shkruan:
“Ju urojmë nga zemra të gjithë familjeve shqiptare një Vit të Ri plot shëndet, mbarësi dhe shpresë”.
Kujtojmë se Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike më 29 korrik, ku morën pjesë në votime vetëm 18 mijë democrat. Përballë tij në zgjedhje garoi edhe Gjergji Hani.
Fitorja e Bashës, solli një përçarje tjetër në Partinë Demokratike, duke bërë që demokratët të ndaheshin në tre grupime.
Grupimi i Gazment Bardhit, më vonë iu bashkua grupimit të Rithemelimit të udhëhequr nga Sali Berisha. Tashmë në dy grupime, demokratët janë në process gjyqësor për vulën dhe logon e partisë.