English

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë më 16 janar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Tiranën, të enjten, më 16 janar, ku do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentin të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

- Advertisement -

Gjithashtu, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Varhelyi do të takohet edhe me kryetarët e opozitës, teksa në vazhdim të axhendës së tij, ai do të vizitojë edhe zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo është vizita e parë në vendin tonë për zyrtarin e BE-së, i cili zëvendësoi më 27 nëntor, Johanes Hahn në postin e Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian.

 Përpara se të mbërrijë në Shqipëri, Varhelyi do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, teksa vizita në të dyja vendet bëhet në kuadër të hapjes së negociatave për në BE. Maqedoninë e Veriut komisioneri hungarez do ta vizitojë më 15 janar, ndërsa Shqipërinë më 16 janar, një ditë më pas.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?