Kryeministri Edi Rama ka publikuar foro nga takimi me kryeministrin e sapozgjedhur të Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Përmes një reagimi në Facebook krahas fotografisë, Rama shkruan se foto është shkrepur në një nga parqet e pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vetë paraardhësi i tij, Winston Churchill.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Komunitetit Politik Europian.
“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill🇬🇧🤝🇦🇱”, ka shkruar Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryeministri Rama: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar
- Hapet konkursi për projektin e Rozafës, Rama: Ikona e shekullit të ri për Shkodrën