Ministrat e çështjeve evropiane të trekëndëshit të Weimarit deklaruan se mbështesin plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja.
Ata theksuan se është e nevojshme një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të përparojnë në rrugët e tyre evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.
“Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor,” – thuhej në deklaratë.
Ministrat lajmëruan një vizitë trepalëshe në këtë rajon për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Trekëndëshi i Weimarit është një grupim i Polonisë, Gjermanisë dhe Francës . Grupi synon të nxisë bashkëpunimin midis tre vendeve në zonat e krizës.
LEXONI GJITHASHTU: