English

Vizitoi Italinë, kreu i PE-së David Sassoli vendos të vetëkarantinohet në Bruksel

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka njoftuar se do të punojë nga shtëpia e tij në Bruksel për shkak se fundjavën që shkoi ka qenë për vizitë në Itali. Me anë të një deklarate për mediat, diplomati i PE-së thekson se është i detyruar të ndjekë më rigorozitet masat e vetëizolimit 14 ditor, ashtu siç parashikon protokolli shëndetësor.

- Advertisement -

“Propozimi i ri i prezantuar nga qeveria italiane e zgjeron zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar. Kjo ka pasoja të rëndësishme për veprimet e europarlamentarëve italianë. Për këtë arsye, pasi kam qëndruar në Itali fundjavën e shkuar, kam vendosur si masë parandaluese që ta ushtroj detyrën time si President nga shtëpia ime në Bruksel, në përputhje me 14 ditët e sugjeruara sipas protokollit shëndetësor”, tha Sassoli.

Ai shpjegon se PE-ja ka përditësuar masat mbrojtëse ndaj shëndetit, ndërsa shton se ky institucion do të vazhdojë me funksionimin e rregullt me të gjithë angazhimet legjislative dhe ato buxhetore.

“Duke u bazuar mbi situatën e fundit në Itali, Parlamenti Europian ka përditësuar masat mbrojtëse ndaj shëndetit, duke siguruar në të njëjtën kohë se do të vazhdojë funksionimi i punëve legjislative, buxhetore dhe i organeve të brendshme. Kjo do të sigurojë gjithashtu se Parlamenti do të mund të votojë hapat e ardhshëm për të trajtuar COVID-19 ”,  thuhet në deklaratën e shefit të PE-së.

Në fund, David Sassoli, ftoi qytetarët të jenë të përgjegjshëm dhe të shtojnë kujdesin për veten.

“COVID-19 detyron cilindo që të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm. Është një moment delikat për të gjithë në. Parlamenti do të vazhdojë të punojë që të ushtrojë detyrimet e veta. Nuk ka virus që e bllokon demokracinë”, theksoi ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?