English

Vjedhja e 7 mln eurove, Apeli i GJKKO prish vendimin për “bosët e call center-ave”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, duke urdhëruar rigjykimin nga e para të çështjes ndaj Erjon Kasmit dhe Xhuljan Xhafës, të akuzuar si pjesë e një skeme mashtrimi përmes call centera-ve.

- Advertisement -

Erjon Kasmi, i konsideruar si organizatori kryesor i kësaj skeme, ishte dënuar më parë me 11 vite burg, ndërsa Xhuljan Xhafa me 10 vite. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimet ishin konvertuar përkatësisht në 7.4 vite për Kasmin dhe 6.8 vite për Xhafën.

Vendimi i Apelit, i shpallur nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani dhe Nertina Kosova, thekson prishjen e vendimit penal nr. 43, datë 08.07.2024, dhe urdhëron që çështja t’i kalojë një trupe tjetër gjykuese brenda së njëjtës gjykatë për shqyrtim nga e para.

Kjo lëvizje vjen pas ankimeve të bëra si nga Prokuroria e Posaçme, ashtu edhe nga vetë të pandehurit, të cilët kundërshtuan vendimin e Shkallës së Parë.

Dosja ndaj Kasmit dhe Xhafës lidhet me mashtrime financiare ndaj shtetasve të huaj të cilat kapin vlerën e 7 mln eurove.

Shuma e madhe e parave u ishte marrë shtetasve të huaj, kryesisht gjermanë, përmes skemave të investimeve fiktive, të menaxhuara nga call center-a të palicensuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?