Autoritetet në Vjenë kanë evakuuar një shkollë dhe kanë nisur dezinfektimin, pasi një nga mësuesit dyshohet se ka qenë i infektuar me coronavirusin COVID-19.
Në dyert e shkollës u panë policë të shumtë, të cilët nuk lejonin hyrje apo dalje nga ndërtesë.
Në një rajon tjetër të Austrisë, në Tyrol, autoritetet kanë vënë nën karantinë 12 perona, të cilët kanë qenë në kontakt me një çift të cilët u konsideruan si rastet e para të identifikuara.
Një prej viktimave punon si recepsionist hoteli, në provincën e Tyrolit, sipas zyrtarëve vendas.
Këtë të diel, Austria bllokoi udhëtimet me tren për në Itali, pas përhapjes së menjëhershme të virusit në veri të vendit, kryesisht në Lombardi.
Kancelari Sebastian Kurz tha se procedura e ndalimit të udhëtimeve me tren do të përsëritet në rast se verifikohet ndonjë tjetër rast me coronavirus në kufijtë e vendit.
COVID-19, varianti më i ri i coronavirusit, ka vrarë rreth 2600 persona në të gjithë botën, kryesisht në Kinë, dhe deri tani është përhapur në 29 shtete.