English

Vjosa Osmani thirrje deputetëve: “Mos e votoni rrëzimin e Qeverisë Kurti”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me katër vota pro dhe dy kundër, kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar mbajtjen e seancës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, nesër në orën 11.

- Advertisement -

Seanca do të mbahet në sallën kryesore të Kuvendit, pavarësisht se mund të ketë shkelje të rekomandimit për ruajtje të distancës fizike nga COVID-19.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, konfirmoi se vota e saj, dhe e nënkryetares Arbërie Nagavci, ishte kundër seancës dhe se do jetë edhe kundër mocionit.

Nënkryetarja e LDK-së, Osmani, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të votojnë kundër rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

“E mbështesë deklaratën e ambasadave të QUINT-it për unitet dhe ruajtje të integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk e përkrahi këtë mocion dhe i bëj thirrje të gjithë deputetëve të mos e përkrahin atë”, ka kryetarja Osmani.

Tutje, e para e Kuvendit theksoi se në rast se rrëzohet Qeveria, ajo duhet të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja, duke kundërshtuar çfarëdo qeverie teknike, pasi, sipas saj, do të ishte qeveri pa legjitimitet.

Ndërsa thirrjen e mbrëmshme të presidentit Hashim Thaçi për mosrespektim të vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes, që tek në mëngjes u plotësua me thirrjen për të mos dalë nga shtëpitë, kryeparlamentarja Osmani e vlerësoi si të paprecedentë dhe të rrezikshme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?