English

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka pasuar në këtë post Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit më 26 dhjetor, 2019.

- Advertisement -

Bazuar në marrëveshjen për koalicion qeverisës të arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Konjufca ka kaluar në pozitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, ndërsa Osmani ka marrë pozitën e kryetares së Kuvendit.

Në seancën për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit nuk kanë marrë pjesë partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Vjosa Osmani është gruaja e parë që zgjidhet në krye të Kuvendit të Kosovës.

38 vjeçarja e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, do të udhëheq këtë institucion pjesë e të cilit, si deputete ishte për tri mandate.

Para se të bëhej deputete, Osmani ishte këshilltare e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

 Osmani ka studiuar për psikologji dhe mban gradën doktor në shkenca juridike në SHBA.

Njohëse e pesë gjuhëve të huaja Osmani, ka të publikuara libra punime shkencore që mbajnë emrin e saj.

Ajo është e martuar dhe nënë e dy vajzave.

Kujtojmë që me 66 vota pro, 10 abstenim dhe asnjë kundër Kuvendi i Kosovës miratoi qeverinë e re, të drejtuar nga Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pak para votimit, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate u larguan nga salla duke mos marrë pjesë në votim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?