English

Vladimir Putin “pro” planit që mund ta mbajë në pushtet deri në 2036

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vladimir Putin ka mbështetur propozimin për një amendament në Kushtetutë që do të lejonte rikandidimin e tij në zgjedhjet e 2024.

- Advertisement -

Ky ndryshim në Kushtetutë do të lejonte pezullimin e një ligji që e kufizon mandatin e presidentit në dy terme.

Kjo do i hapë rrugën 67-vjeçarit, i cili u zgjodh për herë të parë president në vitin 2000, që të qëndrojë në detyrë deri në 2036.

Deputetja ruse Valentina Tereshkova propozoi ose anulimin e limitit prej dy mandatesh për presidentin ose që të bëhej një përjashtim në mënyrë që ky ligj të mos ndikonte mbi Putin.

Putin dhe dhoma e ulët e parlamentit e mbështetën menjëherë propozimin e 83-vjeçares Tereshkova, një ish-astronaute sovjetike.

Kritikët e Kremlinit e dënuan lëvizjen si një manipulim cinik dhe bën thirrje për protesta.

Deputetët gjithashtu miratuan dhe një sërë amendamentesh të propozuara nga Putin ku përfshihet dhe përkufizimi i martesës, si një union midis heteroseksualësh.

Amendamentet Kushtetuese

Në një fjalim përpara deputetëve duke debatuar për paketën e ndryshimeve, Putin kundërshtoi të hiqej limiti i dy mandateve për presidentin, por ishte dakord që të ndalohej numërimi dhe të riniste në 2024, nëse do të rishikohej Kushtetuta. Mandati i dytë radhazi i Putin përfundon në 2024.

Muajin tjetër pritet që të votohet në mbarë vendin mbi këto amendamente.

Putin është në pushtet prej më shumë se 20 vitesh dhe është udhëheqësi më afatgjatë që nga koha e diktatorit sovjetik, Josef Stalin. Pasi shërbeu dy mandate presidenciale nga 2000 në 2008, ai u bë kryeministër ndërsa Dmitry Medvedev, një person i ngushtë i tij, mbajti postin e presidentit.

Gjatë kohës që Medvedev ishte në pushtet, mandati i presidentit u bë me term 6 vjeçar, ndërkohë Putin u rikthye në presidencë në 2012 dhe fitoi dhe një mandat tjetër në 2018.

Analistët pretendojnë që në mënyrë që Putin të rimarrë sërish presidencën, ai mund të përdorë ndryshimet në Kushtetutë që shpalosi në janar që të heqë limitin e mandatit, të kalojë në postin e kryeministrit por me kompetenca të forcuara ose të vazhdojë të “bëjë ligjin” si kreu i Këshillit Shtetëror.

Megjithatë, Putin i hodhi poshtë këto pretendime dhe nuk ishte e qartë se cilat opsione do të zgjedhë në mënyrë që të qëndrojë në pushtet. Lideri rus doli hapur pasi Tereshkova, një figurë legjendare e respektuar për fluturimin në hapësirë në 1963, dha idetë e saj.

Pas propozimit të Tereshkovës në një lëvizje që përngjan e komanduar, Putin u paraqit në parlament për t’iu drejtuar ligjvënësve.

Ai tha se ishte i vetëdijshëm për apelin publik që të qëndrojë në pushtet dhe theksoi se Rusisë mbi të gjitha i duhet stabilitet.

“Presidenti është garantues i sigurisë së shtetit tonë, stabilitetit të brendshëm dhe zhvillimit evolucionar”, tha Putin. “Boll revolucione kemi pasur”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?