English

Vlerësim për punën e SPAK, sa është përqindja e shqiptarëve?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më shumë se gjysma e të anketuarve nga Barometri në Euronews Albania kanë vlerësuar pozitivisht punën e SPAK deri sot.

- Advertisement -

Ajo çfarë duket në pergjigjjet e qytetarëve në besimin që kanë te SPAK, konfirmohet edhe në vlerësimin që ata shprehin për punën e këtij institucioni, madje me shifra më të larta.

50% e tyre e kanë vlerësuar “shumë pozitivisht” dhe “pozitivisht” punën e SPAK. 25% e tyre janë “neutral” ndaj vlerësimit të punës ndaj SPAK ndërsa 23.8 % e të anketuarve e kanë vlerësuar punën e Strukturës së Posacme Antikorrupsion si “negativisht” dhe “shumë negativisht” punën e këtij institucioni.

Ndërkohë që vetëm 1.1% e të anketuarve nuk kanë pranuar të përgjigjen.

Analiza më e detajuar edhe kur pyeten për vlerësimin për punën konfirmon të njejtin profil qytetarësh me vlerësimin më të lartë për punën si në rastin e besimit për institucionin.

Të rinjtë, të arsimuarit dhe ata me të ardhura më të larta, dhe votuesit e Partisë Socialiste kanë shifrat më të larta të vlerësimit për punën e SPAK-ut .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?