Vlerësuesit e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri punojnë në një treg të parregulluar.
Autoriteti i Konkurencës në një rekomadim për minsitrinë e Infrastrukturës kërkon rishikimin e kuadrit ligjor që do të çojnë në mirëfunksionimin e këtij tregu.
Autoriteti ka konstatuar se në vlerësimin e pronave të paluajtshme nuk ka standarde shqiptare, por përdoren ato evropiane.
Një tjetër problematikë sipas Autoritetit të Konkurencës është se institcionet si INSTAT apo ministria e Ekonomisë nuk kanë të dhëna që lidhen më profesionet e lira që ushtrojnë aktivitetin e vlerësuesve të pasurive të paluajtshmë, numrin e personave të punësuar apo xhiron që realizojnë.
Si pasojë vlera e këtij tregu nuk mund të llogaritet duke sjellë evasion fiskal.
Gjithashtu për autoritetin procesi i përzgjedhjes së vlerësuesve nga ana e banakve apo përmbaruesve nuk është transparent. Ka disa banka që e vlerësojën këtë, por janë disa të tjera, të cilat favorizojnë një numër të caktuar vlerësuesish.
Për të gjitha këto gjetje Autoriteti i Konkurencës i kërkon ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë hartimin e një kuadri të ri ligjor, i cili do të bëjë rregullimin në këtë treg.
.