English

Vllaznia triumfon në klasike, shkodranët mposhtën Tiranën 3-1, Teuta bind në derbi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Klasikja e futbollit shqiptar ka shkuar në favor të Vllaznisë e cila mposhti Tiranën në shtpëi në shifrat 3-1.

- Advertisement -

Në Loro Boriçi vendësit ishin të jashtëzakonshëm, ndërsa konfirmuar formën pozitive që po kalojnë. Tifozët në shkallët e stadiumit po ashtu ishin të shumtë, me skuadrën e cila po ua shpërblen në fushën e lojës dhe ëndërron titullin kampion. Ashtu siç pritej dhe e tillë rezultoi, një festë e vërtetë.

Ndeshja do të zhbllokohej shpejt me golin e Juriç, ndërsa Bekim Balaj dyfishoi shifrat në fraksionin e parë.

Kryeqytetasit provuan të rrezikojnë, por të paqartë në manovrat e tyre ndërsa goli i vetëm për klubin bardheblu do të vinte nga Nikqi. Kur u duk se do të kishte ndarje pikësh në Shkodër, vendësit shënuan sërish me Balajn 10 minuta para fundit, duke hipotekuar fitoren 3-1. Të besuarit e Qatip Osmanit ngjiten tashmë në vendin e dytë në kampionat, ndërsa gjenden 4 pikë pas Egnatias kryesuese.

Në Niko Dovana po ashtu u luajt një derbi ai mes Teutës dhe Erzenit, i fituar nga durrsakët të cilët përkeqësojnë edhe më tej pozitat e kundërshtarit. Lloci, Beqja dhe Daci ishin autorët e golave, me bregdetarët që po tentojnë ti largohen zonës së ftohtë. Superliga Shqiptare përmbylli javën e 26’ të saj ku fitore regjistruan vetëm 4 skuadra, Vllaznia, Partizani, Skënderbeu dhe Teuta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×