English

VMRO-DPMNE kundër propozimit francez, Mickovski: Mos bini pre e presioneve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski u bëri thirrje deputetëve të saj dhe të pushtetit që të mos votojnë perfundimet lidhur me propozimin francez në Parlament.

- Advertisement -

Mickoski u tha deputetëve që të mos e dëgjojnë  të votojnë sipas bindjeve dhe ndjenjave kombëtare.

“Deputetë të LSDM – së, ju bëj thirrje që të mos bini pre ndaj presioneve të pushtetit dhe disa njerëzve në partinë tuaj dhe të veproni sipas ndërgjegjes suaj. Dua ta dini se qëllimi im nuk është pushteti, por mbrojtja e interesave kombëtare dhe shtetërore”, u shpreh ai.

Nëse refuzojnë propozimin, Mickoski u premtoi deputetëve se nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe do e mbështesë qeverinë e Kovaçevskit, qoftë edhe pakicë.

“Ju deputetë refuzojeni informacionin e Qeverisë, ndërsa unë ju premtoj se nuk do të kërkoj zgjedhje të parakohshme, deklaroi kreu i opozitës.

Kordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski, bën thirrje për votim të konkluzave në Parlament që do e pa mundësojnë çdo qeveri që vjen në pushtet të lëshojë pe për çështje gjuhe dhe identiteti.

“Gjithçka që do sjellim si konkluzë do jetë obligim për Qeverinë në periudhën e ardhshme. Kështu gjuha maqedonase do mbetet e pastër për këtë dhe Qeverinë e ardhshme pasi ky proces nuk mbaron me votimin në Parlament, por do zgjasë vite me radhë”, shprehet Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së.

Megjithatë qindra qytetarë për më shumë se një javë tashmë, nuk u besojnë fjalëve të pushtetit dhe nëpërmjet protestave, kane refuzuar propozimin francez.

Protesta disa herë u bë e dhunshme me përplasje mes policisë dhe turmës nga çka pësuan më shumë se 50 policë që morën lendime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?