Policia e Lezhës ka kapur dy të mitur, të moshave 17 dhe 15 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje në një berberhane. Dy të miturit pasi kanë thyer xhamat, kanë vjedhur një shumë parash, mjete pune, dy celularë, një biçikletë dhe sende të tjera.
Gjjithashtu, gjatë kontrollit fizik tek 17-vjeçari u gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua së bashku me të gjitha sendet e tjera të vjedhura.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj dy të miturve, të cilët për shkak të moshës po procedohen në gjendje të lirë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 75-vjeçar
- Goditi me grushte doganierin, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari në Kukës