Mariglen Ibrahimi, 24-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi së bashku me Edison Tufa 30-vjeçar kanë vjedhur paratë në një piceri. Ky i fundit është shpallur në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në lagjen nr. 13 në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga veprimet hetimore të kryera për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datë 11.01.2025, kanë identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit.
Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Del fotoja e Kristjan Markut, i riu u ekzekutua në atentat të përgatitur në detaje
- “I dhashë 40 mijë € dhëndrit të Naços”- Nuredin Dumani tregon si u lirua nga qelia