English

Vodhi 12 mld dollarë përmes mashtrimit, 25 vjet burg manjatit të kriptomonedhave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sam Bankman-Fried ish-manjati i kriptomonedhave, është dënuar me 25 vjet burg federal për mashtrim të klientëve dhe investitorëve në shkëmbimin e kriptove FTX.

- Advertisement -

Dënimi u dha nga gjyqtari Lewis A. Kaplan në Gjykatën Federale të Qarkut në Manhatan.

Përveç dënimit me burg, Kaplan urdhëroi gjithashtu konfiskimin e shumës prej 11.2 miliardë dollarësh.

Përpara se të jepej dënimi, 32-vjeçari u kërkoi falje klientëve, investitorëve dhe punonjësve të FTX, firmës së tij e cila u bë përgjegjëse për humbjen e rreth 12 miliardë dollarëve..

Bankman-Fried  u arrestua në dhjetor të vitit 2022. Një muaj para arrestimit të tij FTX shpalli falimentimin në SHBA, duke pamundësuar që shumë përdorues të kësaj kompanie të tërheqin fondet e tyre.

Sipas një dosjeje gjyqësore të paraqitur në gjykatë muajin e kaluar, kompania FTX u detyrohej 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj afër 3.1 miliardë dollarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?