English

Vodhi 15 mijë euro në një banesë te komuna e Parisit, arrestohet 38-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shume prej 15 mijë euro në një banesë në kryeqytet.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Parisit më datë 25 gusht.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave që dyshohet se është vjedhur, një automjet, dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Key”.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi O. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.08.2024, ka vjedhur shumën 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?