Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi në mënyrë të përsëritur vidhte korniza bronzi te varrezat e qytetit, me qëllim shitjen e tyre.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. Ç
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, në varrezat e qytetit të Korçës, korniza bronzi (për mbajtjen e fotografive), të cilat më pas i kishte shitur në një pikë skrapi”- njofton policia .
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kornizat e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Shkak padrejtësia sociale”- Raporti i British Columbia për largimin e mjekëve
- “Humbja e Berishës në Kamzë, mallkim nga Zoti”, Suli: I bëra varrimin politik