English

Vodhi një automjet gjatë natës, kapet në flagrancë 19-vjeçari në Elbasan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 19-vjeçar në Elbasan është arrestuar në flagrancë për vjedhjen e një automjeti.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në lagjen “28 Nëntori”. Ishte pronari i makinës ai i cili bëri denoncimin ndërsa pas një operacioni nga Policia e Elbasanit, i riu u kap teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur pa leje drejtimi.

Sipas njoftimit të policisë automjeti i vjedhur është sekuestruar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimit të shtetasit Sh. K., 60 vjeç, se gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, i kishin vjedhur automjetin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.

Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””-thuhet në njoftimin e policisë.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?