Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të bjerë dakord pa arritur një marrëveshje tregtare ambicioze me BE-në, ka qenë apeli që presidentja e Komisionit Europian ka bërë përpara anëtarëve të Parlamentit Europian të martën.
Ursula von der Leyen ka folur në seancën e parë plenare të Parlamentit Europian, që nga largimi i Britanisë nga BE-ja në fund të janarit.
Ruajtja e të dhënave, politikat mjedisore dhe peshkimi janë disa nga temat kryesore që dy palët do iu duhet të përballen teksa negociojnë për marrëdhënien e tyre në të ardhmen.
Qeveria britanike duket sikur dëshiron të përshtatet sa më pak me rregullat e BE-së dhe kjo nuk është pritur mirë nga liderët e bllokut europian.
Në debatin e parë të Parlamentit Europian pas Brexit në Strasburg, Von der Leyen e përshkroi si “muzikë për veshë” konstatimin e Boris Johnson se Mbretëria e Bashkuar do të bëhet “një kampione globale e tregtisë së lirë”. Ajo vazhdoi duke parashtruar vizionin e saj për marrëdhënien e mundshme tregtare.
“Diçka që nuk ia kemi ofruar kurrë më parë dikujt tjetër: një model të ri tregtie, një ambicie unike për sa i përket qasjes në tregun e përbashkët, por sigurisht kjo kërkon garancitë përkatëse për konkurrencë të drejtë dhe mbrojtjen e standardeve sociale, mjedisore dhe të konsumatorëve”, iu tha ajo eurodeputetëve.
[twitter_feed=https://twitter.com/vonderleyen/status/1227172807882289153]
Megjithatë, kryeministri britanik ka sugjeruar së fundmi se nuk ka arsye që Mbretëria e Bashkuar të jetë në një linjë me rregullat e BE-së për sa i përket ndihmave shtetërore, mjedisit apo politikave sociale si pjesë e marrëveshjes tregtare.
Boris Johnson: Vendimet tregtare do të merren në bazë shkencore
Britania e Madhe del nga Bashkimi Europian, festë në rrugët e Londrës
Dita e Brexit: Britania po largohet nga BE-ja, po tani çfarë ndodh?