Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha sot në Kuvend se 520 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilëve iu ka skaduar afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.
Ai theksoi se është arritur një marrëveshje për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve, për t’iu mundësuar shqiptarëve jashtë vendit të drejtën e votës.
“Pas diskutimeve në komisione po sjellim dy akte normative për zgjatje e afatit për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat deri në fund të muajit maj 2025 me qëllim që diaspora të ushtrojë të drejtën e votës. Miratimi mundëson një pjesëmarrje shumë të gjerë të shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit. Nisur nga vlerësimet tona numri i shtetasve që u ka kaluar afati i dokumenteve të identifikimit është rreth 520 mijë shtetas”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama mbledh drejtuesit e PS-së: Vota e diasporës në fokus
- Vota e diasporës, aktivisti: Ja pse emigrantët kanë probleme me sistemin e aplikimit