Kamala Harris dhe Donald Trump vizituan të enjten shtetet e fushës së betejës, Nevada dhe Arizona, për t’u bërë ballë votuesve latino, pak më pak se një javë para ditës së zgjedhjeve.
Harris paralajmëroi votuesit se, nëse Trump fiton Shtëpinë e Bardhë, ai dhe aleatët e tij do të zvogëlojnë programet e kujdesit shëndetësor, duke e quajtur gjithashtu një tubim të tij të së mërkurës fyese për gratë.
Një mbështetje të veçantë për Harrisin ofroi superylli i muzikës pop Jennifer Lopez, e cila theksoi se Harris do të luftonte për “lirinë tonë, lirinë e emigrantëve dhe familjeve emigrante për të ndjekur ëndrrën amerikane.”
Në një fjalim emocional, Lopez dënoi gjithashtu komentet raciste të një komediani të lidhur me Trump, duke e quajtur Porto Rikon një “ishull lundrues mbeturinash.”
“Duhet të jemi të mërzitur, të frikësuar dhe të indinjuar. Dhimbja jonë ka rëndësi… vota juaj ka rëndësi,” tha ajo me një zë që dridhej.
Gjatë aktivitetit, grupi pop meksikan fitues i Grammy, Maná, performoi përpara se Lopez dhe Harris të dilnin në skenë.
LEXONI GJITHASHTU: