English

Voton Ramush Haradinaj: Dilni, Kosova ka nevojë sot për votën tuaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, ka votuar në orën 9:00 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

- Advertisement -

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

“Hana dhe Gjini (fëmijët) votuan për herë të parë, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara”, tha Haradinaj.

28 subjekte politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.

Mbi 940 qendra votimi do të jenë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës do t’u bashkohen vëzhguesve të tjerë vendas e ndërkombëtarë që do të ndjekin nga afër procesin e votimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?