English

Vranë dhe grabitën një person në Mallakastër, Prokuroria çon për gjykim 3 autorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria në Fier ka përfunduar hetimet lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2022 ku tre persona kanë grabitur me armë banesën e një personi në Mallkastër. Sipas hetimeve gjatë grabitjes ata kanë dhunuar fizikisht C.Sh., i cili si pasojë e plagëve të marra në fytyrë dhe në trup, humbi jetën.

- Advertisement -

Tre personat M.G., E.H. dhe F.Ç., janë dërguar në gjykim për veprat penale Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal.

Njofitmi i Prokurorisë:

Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë në kuadër të procedimit penal nr.1394/2022, u arrit të provohet se, në datën 19.11.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Klos, Bashkia Mallakastër, shtetasit M.G., E.H., F.Ç. në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit C. Sh., të cilin edhe e kanë dhunuar fizikisht. Si pasojë e plagëve të marra në pjesën e fytyrës dhe të trupit, shtetasi C. Sh ndërroi jetë.

Në përfundim të hetimeve organi i akuzës ka përpiluar edhe kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të pandehurve M.G., E.H., F.Ç. për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjene kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e parashikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?