Prokuroria e Durrësit ka ndryshuar akuzën për Hygerta Metën, e cila akuzohet se së bashku me vëllanë e saj të madh ka vrarë dhe asgjësuar kufomën e babait të saj, Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur afro një vit më parë në Shën Vlash të Durrësit.
Teksa sot (14.01.2025) do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, organi i akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, duke rënduar kështu pozitën procedurale të shtetases Hygerta Meta duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllanë e saj Hysen Meta “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.
Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë version, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë duke e përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen e asgjësimin e kufomës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Neuropsikologia: Fëmijët që vranë babanë asnjë pendesë, po mbulojnë arsyen e vërtetë
- Fëmijët që vranë babanë para gjykatës, zbulohen detaje të tjera nga ngjarja