English

Vranë të atin dhe e varrosën në kasolle, mbërrijnë në gjykatë fëmijët e 50-vjeçarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre fëmijët e Pëllumb Metës të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për vrasjen e të atit, duke e varrosur më pas pranë shtëpisë kanë mbërritur në Gjykatë.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj Hysen dhe Amarildo Meta, të cilët do të dalin para togave të zeza për vrasjen e të atit.

Ngjarja makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas. Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt. Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.

“Nga të gjitha provat proaktive e policore u arrit të gjendeshin provat e të arrestojnë në flagrancë Hysen Meta, dhe shtetasen H.M të dy fëmijët e viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të rëndë. Djali tjetër Amarildo, 21 vjeç ka ndihmuar  vëllanë dhe motrën në fshehjen e kufomës” deklaroi drejtori i Policisë së Durrësit Skënder Hitaj pasditen e 23 shkurtit në një konferencë për median.

Nga ekspertiza mjekoligjore është konstatuar se 50- vjeçari ka 4 plagë arme në trup. Policia thotë se “nuk kemi të bëjmë me një “konflikt i çastit por një ngjarje që të dy fëmijët e kanë menduar dhe kryer të dy së bashku’

Më pas trupi i viktimës është transportuar në kasollen e bagëtive ku dhe është varrosur.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?