English

Vrasja e Briken Sanaj te Kodra e Diellit, Prokuroria dërgon në gjyq autorin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Vladimit Kola për ‘Vrasje me paramendim’ tek kompleksi ‘Kodra e Diellit’ dhe katër të pandehur të tjerë për vrasjen e Briken Sanaj.

- Advertisement -

Nga hetimet e bëra nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se vëllai i viktimës në vitin 2012 është konfliktuar me vëllezërit e autorit, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.

Në përfundim të hetimeve mbi ngjarjen e tetorit 2022 ku shtetasi Briken Sanaj u qëllua me armë zjarri, këqyrjes së kamerave, vendit të ngjarjes dhe administrimit të aktekspertimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në konkluzionin se i pandehuri Vladimir Kola, ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit.

Pas kësaj ai ka blerë një automjet duke përdorur target e një mjeti tjetër, i cili pas vrasjes së shtetasit B.S. është gjetur i djegur në fshatin Domje. Brenda tij është gjetur arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’ shtetasin V.K. për vrasjen e shtetasit B.S. në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ më 30.10.2022.

Po kështu, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dhe katër shtetasit e tjerë, Gj.K., K.A., E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’”,-thuhet në njoftimin e prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?