English

Vrasja e dyfishtë në Lushnjë, shtyhet seanca për Laert Haxhiun në GJKKO

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Laert Haxhiun, i akuzuar për vrasje të dyfishtë në Lushnjë në vitin 2017.

- Advertisement -

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit caktoi seancën e radhës në datën 1 dhjetor të këtij viti.

Kjo shtyrje u bë me argumentimin për t’i dhënë kohë avokatit të caktuar që të njihet me dosjen e tij dhe prokurorisë për të paraqitur provat shkencore.

Avokati Detar Hysi i kërkoi sërish gjykatës që të hiqte dorë nga mbrojtja e Laert Haxhiut, pasi ky i fundit nuk ka shprehur pëlqimin që të përfaqësohet nga Hysi.

Kujtojmë se pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Ardian Tafani, Laert Haxhiu dyshohet gjithashtu për 6 vrasje të pazbuluara, si organizator dhe porositës i tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?