Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, pritët të japë fjalimin e tij të fundit të premten pasi u detyrua të jepte dorëheqjen muajin e shkuar, në mes të tensioneve për mënyrën sesi qeveria e tij ka trajtuar hetimin e vrasjes së gazetares investigative Daphne Caruana Galizia.
Muscat lajmëroi se do të zbriste nga posti si kryeministër më 1 dhjetor, por e ka shtyrë datën e largimit për t’i dhënë kohë Partisë Laburiste që të përzgjedhë një kryetar të ri.
Caruana Galizia, e cila i kërkonte llogari elitës politike të ishullit nëpërmjet punës së saj investigative, u vra nga një sulmi me bombe të vendosur në makinë në tetor të 2017-s.
Tre persona janë arrestuar për vrasjen e saj, por nuk kanë dalë ende në gjyq teksa hetimi se kush e ka urdhëruar vrasjen e saj po zvarritet. Muscat është përballur me akuzat, nga familjarët e gazetares, se po mbron miqtë e tij nga hetimi.
Zv.kryeministri dhe një deputet janë në garë për të zëvendësuar Muscal si kryetari i Laburistëve dhe si kryeministër.
Fituesi do të zgjidhet të shtunën.
Kryeministri i Maltës deklaron se do të japë dorëheqjen
Arrestohet biznesmeni maltez si implikuar në atentatin me bombë ndaj gazetares
Arrestohet në Maltë ndërmjetësi në vrasjen me bombë të gazetares antikorrupsion