Reporterët pa Kufij, i njohur me shkurtesën e tij franceze RSF, ka denoncuar atë që e quan “sulmin e synuar izraelit” që vrau Hossam Shabat, “një nga gazetarët më të njohur të Gazës”.
Mbikëqyrësi i medias tha se më parë “paralajmëroi se reporteri i Al Jazeera dhe kolegët e tij ishin në rrezik të lartë të vrasjes”.
“Ky model shumë i njohur nxit masakrën e paprecedentë të gazetarëve që po ndodh në Gaza,” tha në një deklaratë Jonathan Dagher, kreu i zyrës së RSF-së në Lindjen e Mesme.
Ushtria izraelite është “tashmë përgjegjëse për vdekjen e gati 200 gazetarëve në 15 muaj, duke përfshirë të paktën 43 të vrarë gjatë punës”, shtoi RSF.
Gazetari Hossam Shabat ishte vetëm 23 vjeç. Në një postim në X, të shkruar paraprakisht nga Shabat, ai është shprehur, “Nëse po e lexoni këtë, do të thotë se unë jam vrarë, me shumë mundësi i shënjestruar nga forcat okupuese izraelite.”
Shabat shkroi se gjatë 18 muajve të fundit të luftës, ai i ka kushtuar “çdo moment” popullit të tij.
“Kam dokumentuar tmerret në Gazën veriore minutë pas minute, i vendosur t’i tregoj botës të vërtetën që ata u përpoqën të varrosnin. Flija në trotuare, në shkolla, në tenda, kudo që të mundja. Çdo ditë ishte një betejë për mbijetesë. Unë durova urinë për muaj të tërë, megjithatë nuk u largova kurrë nga njerëzit e mi.”
“Unë ju kërkoj tani: mos ndaloni së foluri për Gazën,” shtoi Shabat. “Mos e lini botën të shikojë larg. Vazhdoni të luftoni, vazhdoni të tregoni historitë tona, derisa Palestina të jetë e lirë”,-ka shkruar i riu para se të vritej.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Gjenocidi në Gaza vazhdon”, Hakan Fidan: Paqja s’është e mundur pa ndaluar Izraelin
- Izraeli urdhëron trupat e IDF të përparojnë më thellë në Gaza