English

Vrasja e gazetarit Khashoggi: 5 persona dënohen me vdekje dhe tre të tjerë me burgim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arabia Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe për tre të tjerë është vendosur dënimi me burg.

- Advertisement -

Analisti i gazetës së famshme “The Washington Post” u vra në tetor të vitit 2018, pasi shkoi në konsulatën e Arabisë Sauditë në Stamboll për të mbledhur dokumentet e nevojshmë për martesën me të fejuarën e tij Hatice Cengiz.

Vrasja e Khashoggit shkaktoi zemërim në shkallë ndërkombëtare, si dhe dëmtoi reputacionin e Arabisë Saudite.

Në një raport të OKB thuhet se për ekzekutimin e tij ishin të nevojshme “koordinime, financime dhe burime nga qeveria”.

“Çdo ekspert i pyetur mbi këtë temë e shikon si pa vend që një operacion kriminal i kësaj shkalle drejt z. Khasshoggi të kryhej pa dijeninë e Princit të Kurorëzuar”, shkruhej në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Prokurori publik deklaroi të hënën se një këshilltar i afërm i princit të Arabisë Saudite nuk do të dënohej.

Në artikullin e tij të fundit gazetari Khashoggi fliste për lirinë e medias në Arabi.

“Një shkrim që kontrollohet nga shteti dominon opinionin publik, edhe pse shumë nuk e besojnë, një pjesë e madhe e popullsisë bie pre e këtyre shkrimeve. Fatkeqësisht kjo situatë nuk duket sikur mund të ndryshojë”, shkruante ai.

 

Lajmi në përditësim. 

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?