English

Vrasja e gazetarit në Liban, Reporterët pa Kufij: E qëllimshme, Izraeli përgjegjës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vrasja e gazetarit të agjencisë së lajmeve “Reuters” në Liban ka qenë e qëllimshme. Kështu pretendon shoqata Reporterët pa Kufij, sipas të cilës vendi ku ndodhej gazetari dhe kolegë të tjerë u bombardua dy herë nga raketa që vinin nga Izraeli.

- Advertisement -

“Vendi ku po qëndronin gazetarët në Alma Shaab u godit jo nga një, por nga dy raketa nga 37 deri në 38 sekonda distancë nga njëra-tjetra. Sulmet erdhën nga lindja, nga drejtimi i Izraelit. Ishte një sulm i përgatitur që kishe si objektiv vendin ku po qëndronin gazetarët”, tha Jonathan Dagher, shef për Lindjen e Mesme për Reporterët pa Kufij.

Kjo konfirmohet nga dëshmitë e gazetarëve të tjerë të pranishëm në zonë atë ditë.

Carmen Joukhadar, korrespondente e Al Jazeera, deklaroi:

“Ne e thamë hapur se u sulmuam nga dy raketa izraelite atë ditë dhe kjo është shumë e qartë për ne. Nuk ishte hera e parë. Edhe më 9 tetor u sulmuam nga një raketë izraelite”.

Ushtria izraelite shpërndau një deklaratë ku thuhej se kishte goditur bazat e Hezbollah, por shoqata Reporterët pa Kufij insiston se shteti hebre po e mbante nën mbikëqyrje grupin e gazetarëve.

“Të sulmosh gazetarët është një krim lufte. Nuk ka justifikim nëse sulmohen reporterët që mbulojnë një zonë konflikti”, tha Dagher.

Sipas Reporterëve pa Kufij, të paktën 12 gazetarë janë vrarë që prej 7 tetorit, kur filloi lufta Izrael-Hamas. Shoqata flet për një masakër gazetarësh në Rripin e Gazës, ndërsa sindikata palestineze e shtypit flet për 33 reporterë të vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?