English

Vrasja e gjeneralit Soleimani, reagojnë udhëheqësit botërorë, thirrje për vetëpërmbajtje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Udhëheqësit në mbarë botën kanë reaguar pas vrasjes së Gjeneralit të lartë iranian nga sulmi ajror i autorizuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

- Advertisement -

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për vetpërmbajtje, ndërsa aleatët e Iranit i druhen faktit se vrasja e Gjeneralit Qasem Soleimani mund të ndezi një konflikt të paprecedent në rajon.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi SHBA-të se marrëdhëniet e tyre pas vrasjes do të ashpërsoheshin.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Javad Zarif, tha se “Akti i terrorizmit ndërkombëtar i SHBA-së, duke vënë në shënjestër dhe duke vrarë Gjeneralin Soleimani, që lufton grupet e Shtetit Islamik, si Al Nusrah, Al Qaeda etj, është ekstremisht e rrezikshme dhe një përshkallëzim i marrë.

Ndërsa udhëheqësit e Irakut, Sirisë, Turqisë dhe Rusisë shprehen: “Vrasja e një komandanti ushtarak irakian është një agresion për shtetin e Irakut, qeverisë dhe njerëzve. Operacionet e likuidimit fizik kundër figurave kryesore të Irakut ose nga një vend vëllazëror në trojet e Irakut është një shkelje flagrante e sovranitetit të Irakut dhe një përshkallëzim i rrezikshëm që shkakton një luftë shkatërruese në Irak, rajon dhe botë.

Siria

“Siria është e sigurt se ky agresion frikacak i SHBA-së… vetëm do të forcojë vendosmërinë për të ndjekur rrugën e rezistencës nga udhëheqësit e dëshmorëve”

Turqia

“Turqia ka qën gjithmonë kundër ndërhyrjes së huaj, vrasjeve dhe konflikteve sektare në rajon.

Rusia

“Vrasja e Soleimani ishte një hap aventuresk që do të rris tensionet në mbarë rajonin. Soleimani i shërbente me devotshmëri kauzës së mbrojtjes së interesave të Iranit. Ne i shprehim popullit iranian ngushëllimet tona më të përzemërta.”

OKB

“Thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimet e fundit në Lindjen e Mesme”

Kina

“Bëjmë thirrje për vetpërmbajtje, veçanërisht nga ana e Shteteve të Bashkuara.Mbretëria e bashkuargjithmonë i kemi njohur kërcënimin agresiv të paraqitur nga forca iraniane Quds e udhëhequr nga Qassem Soleimani. Pas vdekjes së tij, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përshkallëzimit. Konflikti i mëtejshëm nuk është në interesin tone”

Izraeli

“SHBA-të kanë të drejtë të ndrojnë veten e tyre.  Qassem Soleimani është përgjegjës për vrasjen e shtetasve amerikanë dhe njërzve të pafajshëm.HezbollahPërmbushja e dënimit të duhur ndaj këtyre vrasësve kriminelë … do të jetë përgjegjësia dhe detyra e të gjithë luftëtarëve të rezistencës në të gjithë botën.

Hamasi

“Në dënojmë aktet e vazhdueshme kriminale nga ana e Amerikës, që nxisin tensione në rajon në shërbim të izraelit armik”

Gjermania

“Jemi në një pikë të rrezikshme përshkallëzimi. Tani është e rëndësishme që përmes maturisë dhe përmbajtjes, të kontribuojmë në mos-përshkallëzim të situatës” .

Franca

“Çfarë po ndodh tani është pëkirësht ajo që ne i druheshim: Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë në rritje”

Ndërkohë NATO tha se po monitoron situatën nga afër dhe se prioriteti i tyre më i lartë është siguria e personelit të aleancës veri-atlantike në irak.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?