Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të zgjasë kohën e paraburgimit për tre dyshuarit e vrasjes së Liridona Admajt, përfshirë dhe bashkëshortin e saj Naim Murseli.
Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, u është caktuar qëndrimi në paraburgim dhe për një periudhë dy mujore.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, në një vrasje të planifikuar me detaje, por që fillimisht u paraqit si grabitje nga bashkëshorti Naim Murseli.
Por hetuesit në Kosovë mundën të zbardhën planin e vrasjes, duke identifikuar si autor Granit Plavën dhe bashkëpunëtorë dy të ndaluarit e tjerë.
Sakaq vijojnë hetimet për gjetjen e motiveve të krimit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, nëse ka të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Alarm”- këshilltari i Pacollit: Kush takohet në restorantin ku darkoi Liridona
- “Do zgjidhet me kanun” Babai i Naimit flet për kërcënime: Erdhën thanë kërkojmë gjak
- “E urreva, s’e përqafoi, e preku me tre gishta”- Mësuesja e Liridonës: U martua e re