English

Vrasja e Lulzim Vishës brenda makinës së punës, arrestohet një person në Kamëz

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia ka vënë në pranga një person të dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës, 48 vjeçarit i cili u ekzekutua një ditë më parë në Zall Mner, të Kamzës. I arrestuari u ndalua gjatë kontrolleve në zonën e Kamzës për armëmbajtje pa leje dhe dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarjen ku Visha u qëllua për vdekje me të paktën 12 plumba.

- Advertisement -

Sipas burimeve zyrtare, hetimet janë përqendruar në një konflikt të mëparshëm që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur. Policia ka marrë në pyetje familjarët e Lulzim Vishës për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe konfliktet e mundshme.

Trupi i viktimës u gjet brenda automjetit të tij të punës, me logon e një kompanie poste private. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autori ka përdorur një armë me silenciator, pasi banorët e zonës nuk raportuan dëgjimin e të shtënave. Në vendngjarje u gjetën mbi 10 gëzhoja pistolete.

Po ashtu, policia zbuloi një automjet të djegur, një “Porsche” ngjyrë e zezë, në fshatin Zall Herr, që mendohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i krimit.

Një nga pistat kryesore të hetimit mbetet dhe ajo e hasmërisë mes viktimës dhe të tjerëve. Vëllai i tij, Besnik Visha, rezulton të jetë dënuar për një vrasje në vitin 1997 dhe ka shlyer dënimin, por aktualisht ndodhet jashtë shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?