Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 20 vite burg për Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e policit Xhuljo Prela. Mbi Hysën rëndon akuza e “Vrasjes me dashje”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor, ku efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u ekzekutua me armë zjarri në aksin rrugor Milot-Lezhë.
26-vjeçari ishte duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit në momentin që u qëllua me 3 plumba pranë fshatit Gahush.
Prela u gjet i pajetë nga forcat e policisë brenda makinës së tij tip “Wolksëagen”, e cila kishte përfunduar jashtë rrugës.
Në lidhje me vrasjen e efektivit është i arrestuar dhe Nikoll Sherrniku, si dhe është marrë nën hetim dhe Brilant Martinaj, i ekzekutuar në masakrën e Fushë Krujës të 17 korrikut të vitit të shkuar.